Departamenti i Shtetit lëshon alarm sigurie mbarëbotëror për shtetasit amerikanë: Ekziston mundësia për demonstrata

Botë | 1 vit më parë

Një ditë pas sulmeve ajrore të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, Departamenti i Shtetit, ka këshilluar qytetarët amerikanë në mbarë botën të “ushtrojnë kujdes të shtuar” në dritën e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit.

“Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave amerikane jashtë vendit”, tha ai.

Sakaq, ambasadat amerikane në të gjithë Lindjen e Mesme lëshuan të dielën njoftime të përditësuara për personelin e qeverisë amerikane dhe qytetarët amerikanë, duke i nxitur ata të ruajnë profilin e ulët, të rrisin kujdesin dhe në disa raste të largohen nga vendi.

Departamenti i Shtetit të dielën urdhëroi personelin e qeverisë amerikane të sektorit jo-emergjent me bazë në Liban dhe anëtarët e familjes së tyre të largoheshin nga vendi “për shkak të situatës së paqëndrueshme dhe të paparashikueshme të sigurisë në rajon”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme