Sateliti zbulon lëvizjen sekrete të SHBA, ‘zbraz’ bazën Al Udeid në Katar ditë para sulmit

Lindja e Mesme | 1 vit më parë

Administrata e Presidentit Donald Trump e parashikoi hakmarrje e Teheranit pas sulmeve të SHBA-së në lokacionet bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

Për këtë arsye, avionët amerikanë pa strehë u zhvendosën nga Baza Ajrore Al Udeid javën e kaluar, sipas një imazhi satelitor të marrë më 19 qershor që tregon pista pothuajse të zbrazëta .

CNN shpjegon se kjo do të thotë se avionët janë larguar përpara se Irani të ndërmerrte një sulm me raketa ndaj kësaj baze ditën e hënë, në përgjigje të sulmeve ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë fundjavës.

Dy zyrtarë të mbrojtjes konfirmuan për CNN se avionët janë transferuar në lokacione të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur pajisjet dhe asetet e saj në Lindjen e Mesme, në mes të përshkallëzimit të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit.

Gjithashtu, të gjitha anijet luftarake të Marinës Amerikane që ishin të vendosura përpara në bazën detare të SHBA-ve në Bahrein – Naval Support Activity Bahrain – u larguan nga porti javën e kaluar. Destinacioni i tyre, ashtu si ai i avionëve, nuk është bërë publik.

Sot Irani lëshoi disa raketa drejt bazës Al Udeid, por autoritetet në Katar raportuan se të gjitha raketat u kapën nga sistemet mbrojtëse dhe nuk pati dëme apo viktima.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme