Botërori i Klubeve: Messi sfidon PSG-në, derbi brazilian në 1/8 e finales

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Kanë përfunduar ndeshjet e Grupeve A dhe B në Botërorin e Klubeve dhe janë mësuar emrat e 4 skuadrave që janë kualifikuar në fazën me eliminim direkt të turneut.

PSG mundi 2-0 Seattle dhe mbylli Grupin B në vendin e parë. Atleticos së Madridit nuk i mjaftoi fitorja 1-0 përballë Botafogos për tu kualifikuar në turin tjetër. Spanjollët eliminohen nga turneut dhe janë brazilianët që vazhdojnë më tej aventurën në Botëror.

Në Grupin A kualifikohen Inter Miami dhe Palmeiras që mbyllin në barazim 2-2 përballjen direkte në ndeshjen e fundit në grup. Eliminohet Porto, që barazon 4-4 përballë Al Ahly në ndeshjen e fundit në grup.

Janë përcaktuar edhe dy sfidat e para të 1/8-ve të finales. Messi sfidon të shkuarën e tij, pasi Inter Miami do të luajë kundër PSG-së, ndërsa sfida tjetër është derbi brazilian Palmeiras-Botafogo.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme