Zyrtare: Alfred Deliallisi, trajneri i Korabit edhe në sezonin 2025-2026

Kategoria e Parë | 1 vit më parë

Mori drejtimin e Korabit në 6 mars, drejtoi skuadrën në 7 ndeshjet e fundit të sezonit dhe arriti që të mbajë ekipin në Kategorinë e Parë. Puna e tij është vlerësuar nga drejtuesit e klubit nga Peshkopia, që njoftojnë se kanë rinovuar kontratën me trajnerin Alfred Deliallisi, që do të drejtojë Korabin edhe në sezonin 2025-2026.  

“Pas një viti të vështirë ku arritëm objektivin kryesor dhe shpëtuam sezonin me shumë dinjitet, Klubi i Futbollit Korabi është i lumtur të njoftojë rinovimin e kontratës me trajnerin tonë, Alfred Deliallisi.

Sot, pas një vizite në qytetin tonë të Peshkopisë dhe ambientet sportive të klubit, u zhvillua prezantimi zyrtar i trajnerit dhe u shpalosën objektivat ambicioze për sezonin e ardhshëm. Me punën e përbashkët dhe përkushtimin, jemi të bindur se do të arrijmë suksese edhe më të mëdha.

Bashkë me ju, ne vazhdojmë të ndërtojmë historinë e Korabit!”, shkruhet në njoftimin e klubit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme