Aksident në Divjakë- Makina përplas motomjetin, humb jetën 15-vjeçari

Një aksident me pasojë vdekjen e një 15-vjeçari është regjistruar sot (24 qershor) në Divjakë. Sipas informacioneve paraprake, bëhet me dije se një automjet ka përplasur motomjetin me drejtues të miturin, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
“Rreth orës 12:30, në fshatin Kamenicë, automjeti me drejtues shtetasin R. Ç., është përplasur me motomjetin me drejtues një shtetas 15 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë 15-vjeçari. Është shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet hetimore procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




