Miqësoret: Egnatia, Dinamo e Partizani fitojnë, Vllaznia humbet

Futboll Vendi | 1 vit më parë

Është koha për ndeshje miqësore. Skuadrat shqiptare, të impenjuara me fazën përgatitore, kanë zbritur sot në fushën e lojës për të treguar veten në ndeshje miqësore.

Skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia ka kaluar me sukses testin përballë bullgarëve të CSKA 1948, në ndeshjen e luajtur në Bansko duke fituar me rezultatin 2-0. Golat u shënuan nga Lushkja dhe Ndreca.

4-1 është fitorja e Dinamos përballë Ballkanit në ndeshjen e luajtur në Ohër. Për blutë shënuan Itodo (dy gola), Nani dhe  Bregu.

Fitore e pastër për Partizanit, 3-0 përballë Rabotnicki në miqësoren e luajtur në Strugë. Golat u shënuan nga Keko (pen.) 20′, Skuka 25′ dhe Garcia 87′.

Humbje për Vllazninë në miqësoren e luajtur në Slloveni, 5-3 përballë FC Koper. Golat për shkodranët u shënuan nga Yago, Dodaj e Gruda.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme