Prapaskena/ U kontaktua tre javë “me vonesë” nga Ten Hag dhe nuk iu premtua shiriti kapitenit, Xhaka do vetëm Milan-in

Granit Xhaka është i bindur që të largohet nga Leverkusen duke i dhënë edhe dy arsye të forta klubit gjerman që të mos bëjë rrezistencë në momentin që do të marrë ofertën formale të Milanit.
Sipas medieve gjermane Leverkusen ka humbur besimin e Granit Xhakës pasi ka zhgënjyer mesfushorin duke mos i premtuar shiritin e kapitenit. Siç dihet kapiteni aktual i Bajerit, Lukas Hradecky, do të ulet në stol pasi titullari mes shtyllave do të jetë Mark Flekken. Pas këtij ndryshimi Xhaka shpresonte që klubi t’i propozonte shirtin e kapitenit.
Përveç këtij “detaji” Granit Xhaka duket se nuk ka pritur mirë faktin se Erik Ten Hag nuk e ka kontaktuar menjëherë pasi u zgjodh si pasues i Xabi Alonso-s. Holandezi ka bisdeuar në telefon me Xhakën plot tri javë pasi mori detyrën në Leverkusen. Mesfushori nuk ndihet i vlerësuar sa duhet nga holandezi dhe e konsideron veten jashtë projektit të tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




