Xhaka te Milani, Leverkusen përgënjeshtron: Nuk ka bisedime

Futboll Bota | 1 vit më parë

Milani dëshiron Granit Xhakën dhe Granit Xhaka dëshiron Milanin, por Bayer Leverkusen është në mes. Dhe drejtori sportiv Simon Rolfes ngre murin: “Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me kuqezinjtë”.

Merkato e Milanit është në kulmin e saj dhe Igli Tare po punon për një rimodelim të mesfushës. Ardhja e afërt e Luka Modric është konfirmuar, vlera e Samuele Ricci-t është rritur në mesfushë dhe qëllimi i menaxhmentit të kuqezinjve është që t’i japë Massimiliano Allegrit një tjetër lojtar me përvojë në mesfushë.

Në këtë kuptim, është identifikuar profili i Xhakës, i lindur në vitin 1992, i cili mbërriti te Bayer Leverkusen në vitin 2023 për 15 milionë euro nga Arsenali. Kontrata e tij me skuadrën gjermane do të skadojë në qershor të vitit 2028, por në planet e lojtarit është ideja e një aventure të re dhe Milani po e tundon atë. Kjo konfirmohet edhe nga deklaratat e fundit të babait të Granitit, Ragipit, për Teve1: “Milani e do Xhakën. Tare? E vlerësoj shumë”.

Problemi është gjetja e një marrëveshjeje me Bayer Leverkusen, të bezdisur nga thashethemet e orëve të fundit sipas të cilave klubi gjerman do të ishte i gatshëm ta linte lojtarin të shkonte për 8-10 milionë euro, pikërisht kushtet e kërkuara nga Milani.

Një bezdi e nënvizuar nga Kicker, e cila raporton edhe deklaratat e Simon Rolfes. Drejtori sportiv i Leverkusen nuk i kurseu fjalët dhe ngriti murin: “Nuk ka pasur dhe nuk ka negociata me Milanin për Granit Xhakën, as nuk ka ndonjë ide për ta shitur atë nga ana jonë. Graniti është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme