“Programi bërthamor i Iranit është eliminuar plotësisht”, sekretari amerikan i Mbrojtjes: Kjo i solli iranianët në tryezën e negociatave

Botë | 1 vit më parë

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se programi bërthamor i Iranit tani është eliminuar, duke thënë se kushdo që nuk është dakord, mund të shkojë dhe të bëjë kërkimet e veta.

Në një një fjalim plot pasion me Presidentit Donald Trump në krah, Hegseth sulmoi raportin e inteligjencës amerikane që thotë se programi bërthamor i Iranit mund të mos jetë shkatërruar, siç pretendon presidenti dhe stafi i tij.

Ai tha se raporti u karakterizua si “besim i ulët” sepse “të gjitha provat janë varrosur nën një mal, të shkatërruara dhe të zhdukura”.

Për këtë arsye, shtoi ai, “nëse doni të bëni një vlerësim të asaj që ndodhi në Fordoë, më mirë të merrni një lopatë të madhe dhe të gërmoni shumë thellë, sepse programi bërthamor i Iranit është eliminuar.

Ndaj theksoi ai, kjo është arsyeja pse iranianët erdhën menjëherë në tryezën e negociatave “sepse aftësitë e tyre bërthamore janë përmbysur përtej asaj që mendonin se ishte e mundur”.

i gjithashtu vlerësoi Donald Trump, duke thënë se kjo ndodhi “për shkak të guximit të një udhëheqësi që udhëhoqi trupat tona, pavarësisht asaj që duan të thonë lajmet e rreme”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme