Maicon kujton: Më i çmenduri te Interi isha unë, Adriano më i forti

Futboll Bota | 1 vit më parë

Ish-lojtari i Interit, braziliani Maicon, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara duke ndjekur ekipin zikaltër për Kupën e Botës për Klube,  iu përgjigj pyetjeve të tifozëve në rrjetet sociale.

Lidhur me të kaluarën e tij në Milano, ai kujton: “Më i çmenduri? Isha unë, por kisha dikë që ishte shumë afër meje nga kjo pikëpamje. Goli im më i mirë? Ai kundër Juventusit, ishte një moment i rëndësishëm në kampionatin që ne fituam më pas. Veprimi teknik ishte i bukur, ishte një gol i shkëlqyer”.

Për ndeshjen e tij të preferuar me fanellën zikaltër: “Derbi im i parë, të cilin e fituam 4-3. Pati padyshim një shpërthim gëzimi atje sepse po përballeshim me një ekip shumë të fortë në atë kohë dhe fituam. Ishte padyshim një ndeshje e bukur. Më i forti me të cilin kam luajtur? Është e vështirë të përgjigjem. Do të thoja Adriano, sepse Perandori bëri shumë për ne”.

Për lojtarin më të fortë me të cilin është përballur: “Ishte padyshim Lionel Messi, sepse është shumë e vështirë ta markosh kur e ke përballë, kur ai e bën punën e tij sepse e bën shumë mirë. Ai e bëri këtë për 15 vjet rresht. Është padyshim lojtari që më ka vënë në vështirësi të madhe”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme