Gara për kreun e BKH, skualifikohen 6 nga 13 kandidatë gjithsej

Aktualitet | 1 vit më parë

Nga gara për drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) janë skualifikuar 6 kandidatë nga 13 që kishin aplikuar në total. Shkaku kryesor i përjashtimit ka qenë mungesa e dokumentacionit të plotë apo mosplotësimi i kushteve ligjore të përcaktuara në kriteret e shpallura.

Më herët, SPAK kishte shtyrë afatin për nisjen e procedurave për përzgjedhjen e kreut të ri të BKH-së, pikërisht për shkak të problemeve të konstatuara në dokumentacionin e dorëzuar nga kandidatët.

Aktualisht, në garë kanë mbetur 7 kandidatë, të cilët do të kalojnë në fazën e intervistimit dhe vlerësimit nga Komisioni i Posaçëm i ngritur pranë SPAK. Pas këtij procesi, do të përzgjidhen kandidatët që do të kalojnë në fazën finale të konkurrimit për postin e drejtuesit të BKH-së.

Në përfundim të mbledhjes, pas përmbushjes së kritereve ligjore, Komisioni i Përzgjedhjes vendosi kualifikimin për fazën e parë të këtij procesi dhe vijimin në fazën tjetër të konkurrimit për kandidatët:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Joni Keta

Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri u hap pas përfundimit të mandatit të drejtoreshës së parë të BKH-së, Aida Hajnaj, më 31 gusht 2024. Sipas ligjit, drejtuesi i Byrosë emërohet për një mandat pesëvjeçar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme