Hetimet për Inceneratorin e Elbasanit, 10 zyrtarë të thirrur në Prokurori

Aktualitet | 1 vit më parë

Si pasojë e një serie veprimesh hetimore, Prokuroria e Elbasanit gjatë kësaj jave ka thirrur 10 zyrtarë nga shtatë bashki të qarkut, për t’u marrë në pyetje në lidhje me marrëdhëniet institucionale dhe financiare me kompaninë “ECO-ELB”, administruese e inceneratorit të Elbasanit. Burime për Syri TV bëjnë me dije se të thirrurit janë zyrtarë të Drejtorive Juridike dhe të Financave në bashkitë Elbasan, Gramsh, Peqin, Prrenjas, Cërrik, Librazhd dhe Belsh, por Prokuroria Elbasan ka thërritur dhe anëtarë të kompanisë administruese të Inceneratorit të Elbasanit. Ata pritet të japin sqarime për kontratat dhe pagesat e kryera ndër vite ndaj kompanisë që menaxhon objektin e përpunimit të mbetjeve urbane. Hetimi ka nisur fillimisht në vitin 2023, pas një zjarrvënie të qëllimshme në ambientet e inceneratorit, me akuzat “Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe “Ndotje e ajrit”. Megjithatë, në vijim, hetimi është zgjeruar në drejtim të aktivitetit ekonomik dhe financiar të “ECO-ELB”-it dhe bashkëpunimit të saj me njësitë vendore, të cilat janë aksionere në këtë ndërmarrje. Inceneratori i Elbasanit shpesh herë ka qenë në vëmendjen e autoriteteve ligjzbatuese lidhur me mosfunksionimin e saj, shpesh herë Inceneratori ka qenë dhe nisja e shumë debateve në Këshillin e Qarkut të Elbasanit ku këshilltar të opozitës kanë ngritur shqetësimin e malit të madh me mbetje që ndotë qytetin dhe sesi janë menaxhuar të ardhurat e mara nga Inceneratori. Sipas të dhënave zyrtare Inveneratori operon rreth 700 mijë euro në vit. Sipas burimeve të deleguarit e 7 Bashkive të Qarkut do të dëshmojnë pranë OPGJ menaxhimin e mbetjeve dhe kostoja financiare e cila përfshin grumbullimin e mbetjeve trajtimun dhe teorikisht incenerimin, edhe pse impiani ka patur ndërprerje të funksionimit për shkak të defekteve dhe remonteve.

Sipas të dhënave zyrtare Bashkia e Elbasanit sëbashku me 6 Bashkitë e tjera të qarkut si Prrenjas-Librazhd-Cerrik-Gramsh-Peqin paguajnë 2,500 lekë pa TVSH për çdo ton mbetje që depozitohet në impiantin e menaxhuar nga ” ECO-ELB”, më 30 Maj 2025 Këshilli Bashkiak Elbasan miratoj me votat e maxhorancës një kontratë të re që parashikonte rritjen e kësaj tarife në 2,600 lekë/toni, për të mbuluar shpenzimet operative të impiantit.

Prokuroria e Elbasanit vijon punën për të zbardhur të gjitha marrëdhëniet ligjore dhe financiare që lidhen me funksionimin e inceneratorit, si dhe për të identifikuar çdo shkelje të mundshme ligjore nga zyrtarë publikë apo përfaqësues të kompanisë, ku shumë shpejt do të dalë në një përfundim konkret.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme