Shiti Wirtz për 150 mln €, shefi i Leverkusen: Urimet pas marrëveshjes të kota, preferoj suksesin në fushë!

Gjermani | 1 vit më parë

Pas zyrtarizimit të Florian Wirtz te Liverpool, shefi i ekzekutivit i Bayer Leverkusen ka thënë se kjo marrëveshje nuk është motiv krenarie për atë. Siç dihet Fernando Carro është mjaft emibicioz dhe si i tillë nuk mund të gëzohej pas largimit të njërit prej lojtarëve më të mirë. 

“Shumë persona më kanë telefonuar dhe më kanë uruar për transferimin e Ëirtz në Liverpool. Sigurisht që nga ana ekonomike kjo shitje ka qenë me shumë impakt për ne, por për mua si menaxher i përgjithshëm i këtij klubi synimi kryesor është suksesi në fushë”, tha Carro, i cili kur mbërriti në Gjermani në 2018-ën e bëri të qartë se kërkonte që të arrinte majat e futobllit gjerman.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme