Laporta i përgjigjet Athletic Bilbaos: Nuk kemi asgjë për të fshehur, gati që të kalojmë pengesat që na nxjerrin!

Transferimi i Nico Williams në Barcelonë është shumë larg hapave të fundit edhe pse vullneti i lojtarit është që të luajë përkrah shokut të tij të kombëtares, Lamine Yamal.
Ditën e djeshme klubi i Athletic Bilbao-s, nëpërmjet një njoftimi zyrtar, pranoi se kishte kërkuar një takim me La Liga-n për të mësuar nëse Barcelona ishte në gjendje që të paguante klauzolën e talentit 21-vjeçar.
Ky takim nuk është pritur mirë nga kampi katalan pasi presidenti i klubit, Laporta, komentoi ngjarjen duke thënë: “Barcelona është gati që të bëjë atë që duhet. Me këtë dua të them se nëse do të na duhet që të paguajmë një klauzolë ne do ta paguajmë. Nuk dua të bëjmë viktimën edhe pse kërkojnë që të na pengojnë. U them se Barcelona është e përgatitur që të bëjë edhe gara me pengesa”.
Sa i përket situatës ekonomike në klub numri një i Barçës theksoi se nuk kishte asgjë për të feshur dhe se skuadra e tij nuk i trembej asnjë komisioni që mund të organizonte La Liga për të monitoruar ekipin e tij.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




