“S’jam kukull e Juves”, italianët kanë akord me Nottingham Forest, Weah refuzon transferimin

Orët e fundit nuk kanë qenë aspak të qeta për ekipin e Juventus-it pasi njëri prej lojtarëve që ka në grup nuk ka pranuar të largohet me destinacion Premier League. Sipas medieve italiane Juventus-i kishte gjetur akordin me skuadrën e Nottingham Forest për një shifër prej 22 milionë eurosh dhe për këtë arsye Igor Tudor nuk grumbulloi talentin amerikan për ndeshjen me City-n.
Ky vendim i kroatit nuk i ka pëlqyer aspak lojtarit, i cili është rebeluar nëpërmjet menaxherit të tij. “Weah është një lojtar fantastik, ai është një shok ekipi i përsosur. Askush nuk mund të detyrojë njërin prej klientëve të mi që të transferohet diku ku nuk dëshiron. Ai nuk është kukull e askujt. Jam i gëzuar që Timo ka karakter të fortë pasi kjo e ndihmon që të fokusohet vetëm te futbolli”, tha Badou Sambague.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




