Asllani me “valixhe në duar”, blerja e Bonny detyron Interin të shesë

Merkato | 1 vit më parë

Interi ka arritur të mbyllë me sukses operacionin për Ange-Yoan Bonny dhe me ardhjen e sulmuesit nga Parma, reparti ofensiv i zikaltërve mund të konsiderohet i plotë.

Parma do të përfitojë 23 milionë euro plus tre të tjera në bonuse me vizitat mjekësore të lojtarit që do të planifikohen më vonë, ndërsa pritet të zgjidhen disa çështje burokratike. Me ardhjen e Bonny që do të integrohet në ekip, klubi zikaltër ka shkuara në 60 milionë euro shpenzime, ose më saktë buxhetin e caktuar për merkaton.

Tani është koha për të shitur për të mbuluar shpenzimet dhe reparti që mund të shohë largime mund të jetë mesfusha. Siç është raportuar në numrin e sotëm të “Corriere dello Sport”, një largim i Davide Frattesit nuk do të ishte aq i dukshëm, ndërsa një transferim i Kristjan Asllani mund të jetë më i mundshëm. Mesfushori shqiptar pëlqehet nga Fiorentina dhe Bolonja në Serie A.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme