Sfida Benfica-Chelsea vendos rekord, FIFA arkëton 111 mijë dollarë

Botërori i Klubeve 2025 | 1 vit më parë

Gjatë Kupës së Botës për Klube që po luhet aktualisht në SHBA, FIFA ka përcaktuar për herë të parë vendosjen e gjobave financiare për “djemtë e këqij”.

Klubet pjesëmarrëse paguajnë një gjobë prej 12 mijë dollarësh për çdo karton të verdhë, 15 mijë për një karton të dyfishtë të verdhë dhe 20 mijë për një karton të kuq të drejtpërdrejtë.

Ndeshja Benfica-Chelsea e drejtuar nga slloveni Vincic, me 8 kartonë të verdhë dhe një karton të dyfishtë të verdhë (të kuq), ka vendosur rekordin e të gjitha kohërave me 111 mijë dollarë të mbledhur nga FIFA.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme