Spiropali pret Kreun e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin turk

Aktualitet | 1 vit më parë

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Fuat Oktay, dhe anëtarët e Komisionit që e shoqëronin. Në takim ishin të pranishëm edhe anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë, deputetët Antoneta Dhima, Petro Koçi dhe Kreshnik Çollaku.

Spiropali dhe Oktay diskutuan mbi bashkëpunimin e shkëlqyer dhe intensiv parlamentar midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare, mbështetjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë, miqësisë dhe marrëdhënieve tradicionale mes njerëzve tanë, bashkëpunimin e gjithanshëm dypalësh, partneritetin në NATO, perspektivën euro-atlantike të Kosovës si edhe kontributin e dy vendeve tona për sigurinë dhe paqen në rajon e më gjerë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme