Vendimi/ Qeveria miraton fondet e reja të BE në kuadër të Asistencës së Paraanëtarësimit

Europë | 1 vit më parë

Këshilli i Ministrave ka miratuar në parim marrëveshjen e financimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, në kuadër të Planit Vjetor të Veprimit për vitin 2024, pjesë e Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

Me vendimin e sotëm të Këshillit të Ministrave, synohet forcimi i bashkëpunimit institucional mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në kuadër të përgatitjeve për anëtarësim.

Marrëveshja përcakton mbështetjen financiare të BE-së për projekte zhvillimore, reforma institucionale dhe nisma që përshpejtojnë integrimin e vendit në strukturat evropiane.

Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA) është instrument i financuar nga BE për Vendet e Ballkanit Perëndimor.

IPA synon të mbështesë vendet kandidate dhe kandidatët potencialë në implementimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike të nevojshme për të sjellë vendet më pranë BE-së.

Vendimi i plotë:

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN, NË LIDHJE ME PLANIN VJETOR TË VEPRIMIT NË FAVOR TË SHQIPËRISË PËR VITIN 2024, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT TË ASISTENCËS SË PARAANËTARËSIMIT (IPA III)

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, në lidhje me planin vjetor të veprimit në favor të Shqipërisë për vitin 2024, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme