Izraeli sulmon kafenenë ku mblidheshin gazetarë e aktivistë në bregdetin e Gazës, vriten 20 palestinezë

Të paktën 20 palestinezë kanë humbur jetën pas një sulmi ajror izraelit.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme ku një raketë e lëshuar nga Izraeli goditi kafenenë e njohur buzë detit Al-Baqa, e cila përdorej gjerësisht nga aktivistë, gazetarë dhe banorë vendas në Gazën Perëndimore.
Ekipet e shpëtimit evakuuan 20 trupa ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur, teksa ekipet e emergjencës po kërkojnë ende në një krater të thellë të lënë nga shpërthimi.
Kafeneja Al-Baqa ishte bërë një hapësirë e njohur për gazetarët, aktivistët dhe punëtorët në distancë, duke ofruar qasje në internet, ulëse dhe hapësirë pune përgjatë bregdetit mesdhetar të Gazës. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite.
Sulmi erdhi fill pasi valës së sulmeve ajrore nga Izraeli në të gjithë Rripin e Gazës gjatë natës, duke shkaktuar zhvendosjen masive të qindra familjeve palestineze.
Sipas raportimeve lokale, ekipet e shpëtimit nxorën trupat e pesë personave, ndërsa dhjetëra civilë të plagosur u evakuuan në Spitalin Al-Ahli në qytetin e Gazës.
Bombardimi vjen pas njërit prej urdhrave më të mëdhenj të evakuimit të lëshuar që nga rifillimi i luftës në mars.
Të shtunën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha në mediat sociale se Netanyahu po punonte për të negociuar një marrëveshje me Hamasin “tani për tani”.
Një armëpushim dy-mujor u prish në mars kur Izraeli nisi sulme të reja në Gaza. Marrëveshja e armëpushimit – e cila filloi më 19 janar – ishte menduar të kishte tre faza, por nuk e kaloi fazën e parë.
Izraeli pasoi këtë me një bllokadë totale mbi shpërndarjen e ndihmës humanitare në Gaza, të cilën e lehtësoi pjesërisht pas 11 javësh pas presionit nga aleatët e SHBA-së dhe paralajmërimeve për uri nga ekspertë globalë.
Lehtësimi i pjesshëm çoi në krijimin e grupit të diskutueshëm të ndihmës të mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF). Që kur GHF mori përsipër operacionet e shpërndarjes, ka pasur incidente pothuajse të përditshme të vrasjeve dhe lëndimeve të palestinezëve që kërkojnë ndihmë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




