La Liga 2025-2026/ Barça e nis me Majorkën, në “Camp Nou” rikthehet pas javës së katërt

Sezoni i ri i La Ligës mori jetë në qytezën e vogël të San Juan de Nava të populluar prej vetëm 426 banorësh në provincën e Ávila. Atje mbrëmjen e kaluar La Liga vendosi që të hidhte shortin ku u caktuan të gjitha ndeshjet e sezonit të ri të kampoionatit spanjoll.
Barcelona nis mbrojtjen e fronit në Majorka, ndërsa Reali i Madiridit pret në “Bernabeu” Osasunën.
Për ekipin katalan kalendari u modifikua me kërkesë të drejtesve të klubit, të cilët i bënë apel La Ligës që në tre javët e para t’i caktonte takime jashtë fushe pasi “Camp Nou” nuk është ende gati. Ndeshja e parë në atë impiant do të luhet në javën e katërt ku Barcelonën e viziton Valencia.
Sa i përket klasikeve mes Barçës dhe Realit është venosur që e para të luhet më 26 tetor në “Bernabeu” ndërsa ajo e kthimit më 10 maj në “Camp Nou”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




