Skema kombëtare e naftës, janë verifikuar mbi 70% e dosjeve për 1.380 fermerët e qarkut Gjirokastër

Ekonomi | 1 vit më parë

Këtë vit, 1.380 aplikantë nga qarku i Gjirokastrës kanë aplikuar për skemën e mbështetjes me naftë për punimet e mekanizuara. Specialisti i Bujqësisë, Balil Bineri, bëri të ditur gjatë një interviste se menjëherë pas përfundimit të fazës së parë të aplikimit, ka nisur faza e kontrollit administrativ të dosjeve.

“Kontrollohet nga specialistët tanë plotësimi i dosjeve dhe i kritereve, të cilat nuk cënojnë procesin e aplikimit. Përgjithësisht, fermerët kanë mungesa të natyrës së dytë; atëherë njoftohen nga specialistët, sjellin dokumentacionin shtesë, plotësohet dosja dhe më pas dërgohet për miratim në AZHBR,” tha Bineri.

Kontrolli i dosjeve ka arritur tashmë në 70%, dhe më pas do të nisë faza e kontrollit në terren, theksoi Bineri.

“Pas kësaj faze, do të nisë kontrolli në terren, i cili realizohet nga specialistët e AZHBR-së, dhe më pas dërgohen për miratim dhe rimbursim emrat e aplikantëve fitues”, tha ai.

Për vitin 2024, në këtë skemë kanë aplikuar gjithsej 1440 fermerë, ndërsa 1401 prej tyre kanë përfituar mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara.

Gazetare: Leonida Koçiu

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme