“Kështu s’ka kuptim”, “shumë dhimbje”, bota e futbollit vajton humbjen e Jota-s

Lajmin për aksidentin ku humbi jetën Jota dhe i vëllai ka prekur të gjithë, por ky largim i parakohshëm nga jeta i dy futbollistëve të rinj është edhe më i vështirë për tu pranuar nga ata, të cilët kanë ndarë emicionet dhe hidhërimet në fushë së bashku.
Për Cristiano Ronaldo-n, humbja e madhe është e vështirë për tu pranuar pasi reagoi në rrjetet sociale me: “Kështu nuk ka kuptim”.
Të vështirë për të pranuar realitetin e kishte edhe shoku i skuadrës te Liverpool i Jota-s, Darwin Nunez: “Nuk kam fjalë për të përshkruar kaq shumë dhimbje. Do të të mbaj mend gjithmonë të buzëqeshur. Ishte një shok i mirë si brenda dhe jashtë fushe”.
Ndërsa Luis Montenegro, kryeministri i Portugalisë, nëpërmjet një letre kërkoi të shprente dhimbjen e tij: “Lajmi për vdekjen e Jota-s dhe të vëllait mund ta konsideroj tragjik. I ka dhënë shumë vendit tonë. Kjo është një ditë tragjike për familjen e dy djemve dhe për të gjithë ne”.
“Në këto momente nuk ndihem mirë. Zemra më është thyer pasi kam humbur një mik të mirë sepse Diogo nuk ishte vetëm një lojtar i tillë. I shpreh ngushëllimet e mia familjes”, ishin fjalët e Jurgen Klopp.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




