City, Guardiola mendon për largime: Skuadra është e madhe

Trajneri Pep Guardiola po përgatitet për takime vendimtare me lojtarët e Manchester Cityt, ndërsa fillon një proces “të vështirë” të zvogëlimit të skuadrës së tij, e cila është zgjeruar nga nënshkrimet e mëdha të verës. Ekipi i tij u eliminua nga Kupa e Botës për Klube këtë javë, pasi çoi një skuadër prej 27 lojtarësh në Shtetet e Bashkuara. Është një numër që trajneri katalanas me sa duket synon ta zvogëlojë për sezonin e ardhshëm.
Në deklaratat e raportuara nga The Sun, Guardiola tha: “Kemi një skuadër të ngarkuar dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Është e vështirë. Nuk kam asnjë ide, do të shohim me klubin se cilat do të jenë shkurtimet. Do të flasim edhe me lojtarët”.
Trajneri shtoi më pas: “Por do të pushojmë, do të kthehemi në ditët në vijim dhe do të fillojmë Premier League. Sezoni do të jetë shumë i gjatë dhe shumë gjëra mund të ndodhin. Ky është realiteti”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




