Mourinho: Chivu, një nga ‘fëmijët’ e mi, por…

Futboll Bota | 1 vit më parë

I pranishëm në Silverstone, aty ku të dielën është planifikuar të zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, José Mourinho foli për Sky Sport. “Jam mirë, këto janë ditët e fundit të pushimeve të mia. Nuk do të jem atje të dielën sepse do të udhëtoj për në Stamboll, tani fillon sezoni” ishin fjalët e para të Special One, i cili më pas dha mendimin e tij për vdekjen tragjike të bashkëkombësit të tij, Diogo Jota: “Të gjithë themi se kur dikush largohet, ishte i mirë. Por ai ishte vërtet i mirë, një lojtar i fortë që nuk donte vëmendjen. Një ditë, ndoshta do ta kuptojmë pse ndodhin këto gjëra, por tani për tani nuk ka asnjë shpjegim”.

Për Interin dhe trajnerin e ri Chivu. “Ai është një nga ‘fëmijët’ e mi. Ai ka mësuar nga përvoja ime, tani është ndryshe – tha Mourinho -. Një gjë është të jesh lojtar i shkëlqyer dhe një tjetër është të jesh trajner i shkëlqyer. Le të shpresojmë që të shkojë mirë. Ai ka guxim dhe personalitet. E vetmja gjë që shpresoj është që ai të mos fitojë tripletën. Ai mund të fitojë Ligën e Kampionëve, kampionatin dhe Kupën e Italisë, por jo të gjitha së bashku”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme