Kupa e Botës për Klube 2025/ PSG-Bayern duel mes peshash të rënda

Në “Mercedes-Benz Arena” të Atlantës PSG dhe Bayern Mynih do të jenë protagonistet e një çerekfinalaje, e cila ka shumë shijen e një finaleje.
Fituesit e Champions League nën drejtimin e Luis Enrique-s janë në një moment të artë, por përballë do të kenë një ekip të motivuar dhe të pajisur me “armët” e duhura për të bërë që ky duel të mos ketë një favorite të qartë .
PSG-ja nën drejtimin e spanjollit ka treguar se përballë formacioneve nga Bundesliga ka shumë pasiguri pasi ka humbur tre prej gjashtë ndeshjeve të luajtura. Bayern-i në anën e vet ka traditën dhe statistikat në duelet direkte pasi ka mundur ekipin francez në katër duelet e fundit.
Takimi në Atlanta nis në mesditë, por impianti i “Mercedes-Benz Arena” është i pajisur me ajër të kondicionuar kështu kushtet atmosferike nuk do të jenë faktor.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




