Reali i hapur për shitjen e Rodrygos, Arsenali vështron

Real Madridi i yjeve po përballet me rastin Rodrygo. Anësori brazilian midis fundit të sezonit të kaluar me Ancelottin dhe ndeshjeve të para në Kupën e Botës për Klube me Xabi Alonson (në të cilën luajti vetëm 23 minuta pavarësisht se ishte në dispozicion) u përdor shumë pak dhe tani do të donte më shumë hapësirë.
Sipas asaj që u raportua nga The Athletic, burime të brendshme në klub kanë konfirmuar mundwsinw për një shitje të mundshme të brazilianit. Megjithatë, do të duhet një ofertë e përshtatshme për të rrëmbyer Rodrygon nga blancos, të cilët, në vitin 2019, shpenzuan 40 milionë për të blerë anësorin e Santos, atëherë 18-vjeçar.
Tani, për ta larguar atë nga Madridi, do të duhet një ofertë e konsiderueshme. Sipas Transfermarkt, vlera e tij është rreth 90 milionë euro. Përsëri sipas asaj që u raportua nga The Athletic, skuadra që, për momentin, po mendon më seriozisht për Rodrygon është Arsenali.
Braziliani është një obsesion i vërtetë i Topçinjve që mund ta studiojnë sulmin në javët e ardhshme, ndoshta pas shitjes së bashkatdhetarit të tij, Gabriel Martinelli.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




