Shqipëria tregon forcën përballë Maltës

Shqipëria i ka nisur me fitore finalet e Kampionatit Europian të moshës deri në 16 vjeç në basketboll për djem, Divizioni C. Gjithçka është duke u zhvilluar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, ndërsa kuqezinjtë e Elidon Beqos kanë fituar me 39 pikë diferencë ndaj Maltës. Gjithçka ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.
Pas një fillimi të ekuilibruar për periodës së parë, atje ku si Shqipëria, ashtu dhe Malta ishin në avantazh, nis shkëputja e kuqezinjve, të cilët fitojnë 22-14. Diferenca e pikëve vjen duke u thelluar në periodën e dytë. Madje me një avantazh të pjesshëm 10-0, Shqipëria është shkëputur deri në 18 pikë diferencë dhe në fund 39-26. Dhe e treta është po në avantazhin e Shqipërisë.
30-5 e në përfundim 69-31. 18-18 e fundit dhe në total 87-49. Bojka për Shqipërinë dhe Said-Holier për Maltën lojtarët më të mirët të ndeshjes. Në ndeshjet e tjera Luksemburgu ka mundur Maltën, 109-39, kurse Azerbajxhani, 105-60 San Marinon. Kampionati Europian i moshës deri në 16 vjeç përfundon më 13 korrik.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




