Evropiani i Femrave në RTSH: Franca mund kampionet

Sport | 1 vit më parë

Anglia pëson goditje në debutim. Në Stadion Letzigrund, kampionet në fuqi janë mundur nga Franca me rezultatin 2-1, në ndeshjen e Grupit D të Kampionatit Evropian të Femrave që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH.

Një ndeshje intensive, ku në pjesën e parë francezet vendosën diktatin e tyre brenda tre minutave. Fillimisht shënuan me Katoto 36′ e më pas me Baltimore 39′.

Anglezet u zgjuan me vonese në pjesën e dytë dhe mundën të ngushtonin diferencën me anë të Walsh 87′, por vetëm kaq.

Është një goditje për kampionet në fuqi, një Francë më e vendosur merr me meritë tri pikët. Anglia do të duhet të rikuperohet shpejt kundër Holandës të mërkurën nëse dëshiron të mbajë gjallë ëndrrën e saj për të mbrojtur titullin e Kampionatit Evropian të Femrave.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme