Diagnoza e errët e dëmtimit/ Musiala do operohet në Mynih, rikuperimi kërkon kohë, ja përse mund të kishte përfunduar edhe më keq

Gjermani | 1 vit më parë

Bayern do të duhet të bëjë për një kohë të gjatë pa u mbështetur në shërbimet e Jamal Musiala. Talenti gjerman, i cili u rikthye në formacion si titullar për herë të parë pas tre muajsh, dëmtoi kyçin e këmbës së majtë në kohën shtesë të pjesës së parë të çerekfinales së Kupës së Botës për Klube kundër Paris Saint-Germain (0-2) në Atlanta.

Pamjet televizive tregonin më të keqen, këmba e Musiala-s ishte në një kënd të panatyrshëm ndërsa edhe rreagimi i shokëve të tij të ekipit tregoi shumë mbi shkallën e dëmtimit.

Sipas medieve gjermane klubi i Bayern ka vendosur që të operojë lojtarin në Mynih, ku ekipi pritet që të kthehet ditën e sotme. 22-vjeçari do t’i nënshohet një ndërhyrje kirurgjikale sapo të kthehet. Edhe pse është ende herët për parashikime minimalisht lojtarit do t’i duhet të qëndrojë jashtë fushe për 5-6 muaj. Ndërsa mjekët e Bayern janë optimistë pasi kavilja e lojtarit nuk ka pësuar dëmtime. Nëse do të kishte ndodhur e kundërta atëherë periudha e rikuperimit do të ishte shumë më e gjatë.  


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme