Rama publikon pamje nga Palasa – Qendra Shëndetësore Verore në gatishmëri për mijëra pushues

Kryeministri Edi Rama ka ndarë të dielën një video mesazh në rrjetin e tij zyrtar Facebook, duke theksuar punën e institucioneve shëndetësore për të garantuar shërbime gjatë sezonit turistik.
“Në bregdetin e bukur të Palasës, ku vera sjell mijëra pushues, Qendra Shëndetësore Verore është në gatishmëri çdo ditë për të ofruar ndihmë të parë dhe këshilla mjekësore”, shkruan Rama.
Qendrat shëndetësore verore janë një pjesë e rëndësishme e planit të masave për sezonin turistik, të ngritura në destinacione të frekuentuara për të përballuar fluksin e vizitorëve dhe për të garantuar shërbim të shpejtë mjekësor, veçanërisht në raste urgjente.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




