Milan, Gimenez u jep fund thashethemeve: Fola me drejtuesit, do të qëndroj

Futboll Bota | 1 vit më parë

Santiago Gimenez dëshiron të provojë vlerën e tij te Milani. Sulmuesi meksikan, i cili po përgatitet të luajë finalen e Concacaf Gold Cup me ekipin e tij kombëtar kundër SHBA-së, foli për të ardhmen e tij te kuqezinjtë në një konferencë për shtyp, duke shuar thashethemet për një lamtumirë të mundshme.

“Ndihem si në shtëpi në Milano, po jetoj një ëndërr, falënderoj Zotin që më dha mundësinë të jem në një ekip kaq të madh si Milani. Mendoj se kishte shumë thashetheme se mund të largohesha, por jam shumë i lumtur atje”.

“Fola me drejtuesit, me stafin teknik dhe ideja është që të qëndroj. Do të përpiqem të tregoj versionin tim më të mirë, sepse nuk dua të humbas një mundësi si kjo”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme