Prapaskena/ Bashkëbisedimi me celular në pushimin mes pjesëve, Donnarumma “flet” nëpërmjet menaxherit: Ndihem keq!

Episodi që shënjoi ndeshjen mes PSG dhe Bayern ka hapur mjaft polemika. Dalja e ashpër e Donnarumma-s dhe kritikat e Neuer pas dëmtimnit horror të Jamal Musiala-s nuk kanë kaluar lehtë në shtypin italian. Madje sot “Gazzetta dello Sport” i kishte kushtuar një speciale të plotë protagonistëve të atij momenti fatal.
Në emër të Gianluigi Donnarumma-s foli menaxheri, Vincenzo Raiola, i cili pohoi se klienti i tij kishte bërë diçka që nuk bënte kurrë gjatë ndeshjeve. “Ditët e ndeshjeve Donnarumma mbyll celularin një orë përpara takimit pasi kështu mund të përqëndrohet, por atë ditë e hapi në mes të pjesëve dhe më shkroi për të më thënë se ishte i shokuar për atë që kishte ndodhur dhe nuk kishte qëllim që të dëmtonte Musiala-n”, tha menaxheri i portierit të PSG-së. Mes të tjerash Raiola komentoi se dyluftimi mes Donnarumma dhe Musiala ishte ndodhur në fraksion sekondash dhe se klienti i tij pasi kishte kapur topin nuk mund të evitonte kontrastin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




