Luftohet me flakët në malin e Dukatit, zjarrfikëset nuk mund të ndërhyjnë prej terrenit të vështirë
Është rënduar situata nga zjarri në malin e Dukatit në Vlorë, ku flakët për shkak të erës dhe terrenit të vështirë janë përhapur në një pjesë më të madhe të territorit.
Prej dy ditësh forcat po punojnë në terren, kryesisht me mjete rrethanore, si lopata, kazma dhe pompa shpine, për shkak se mjetet zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë në zonë. Vija e zjarrit është e gjatë rreth 3–4 kilometra dhe ka degëzime të shumta.
Autoritetet paralajmërojnë se flakët mund të përhapen drejt Parkut të Llogorasë, ku është përqendruar edhe më shumë vëmendja për të ndaluar përshpejtimin në drejtimin jugor.
Një ditë më parë forcat e armatosura ndërhynë me helikopter duke hedhur ujë nga ajri, por kjo masë nuk solli përmirësim në zonë. Flakët e zjarrit deri më tani kanë shkrumbuar mbi 160 hektarë bimësi me shkurre dhe pyje me pisha.
Në këtë situatë u bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë përgjegjësi maksimale dhe të mos ndezin zjarre në ambiente të hapura për shkak të daljes së flakëve jashtë kontrollit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




