Tragjedi në Liqenin e Shkodrës, kapiteni i anijes mbytet duke shpëtuar 2 turistë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot rreth orës 16:32 në Liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i anijes turistike të Bashkisë Shkodër, Arben Anamali, 51 vjeç, dyshohet se është mbytur ndërsa po përpiqej të shpëtonte dy turistë që kishin rënë në ujë.
Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet intensive për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




