Ardian Ismajli te Torino, është zyrtare

Tani ësht zyrtare, Ardian Ismajli është një lojtar i ri i Torinos. Ish-mbrojtësi i Empolit mbërriti gjatë ditës së djeshme në Torino për të kryer procedurat e nevojshme, vizitat mjekësore, për të firmosur më pas me klubin granata.
Mbrojtësi kuqezi mbërrin në Torino me parametra zero pas katër vitesh të kaluara me Empolin, ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me mundësinë për një të tretë.
Njoftimi i klubit: “Klubi i Futbollit Torino ka kënaqësinë të njoftojë se ka nënshkruar kontratë me lojtarin Ardian Ismajli, i cili ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2027, me një opsion për sezonin pasardhës”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




