10 vite COD, hapësira unike që lindi si një nismë vizionare për ta hapur Kryeministrinë për publikun

Kulturë | 1 vit më parë

Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) ka festuar 10 vite nga çelja e saj.

Ajo ofron një hapësirë unike që lindi si një nismë vizionare për të hapur godinën e Këshillit të Ministrave për publikun.

Prej vitit 2015, COD-i është kthyer në një model të veçantë të ndërthurjes së politikës me artin, kulturën dhe dialogun, duke mirëpritur mijëra vizitorë, figura publike, artistë e krijues nga mbarë bota.

“Është një hapësirë kaq kreative, njëkohësisht shumë inovative. Keni qenë në avangardë në shumë prej nismave, të cilat ndonjëherë prej zyrtaritetit të institucioneve të tjera kulturore, kthehen më shumë konvencionale dhe ngrijnë pak, kalcifikohen me disa klishe, të cilat ne duhet që falë ndihmës suaj t’i ndryshojmë,” u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

“10 vite më parë kjo hapësirë mori jetë si një qendër unike në të gjithë botën, duke marrë parasysh faktin e ndërtimit të një qendre multifunksionale arti brenda një godine kaq të pazakontë, siç është një godinë e sigurisë së lartë apo Kryeministria,” deklaroi Jetona Koçibelli, drejtoresha e COD pranë Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje.

Gjatë kësaj dekade, COD-i ka qenë një tribunë e hapur për ide të reja, ekspozita, diskutime publike dhe promovime që nxisin frymën e gjithëpërfshirjes dhe transparencës.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme