Europiani i Femrave në RTSH: Anglia, “poker” golash ndaj Holandës

Anglia mposhti Holandën me rezultatin 4-0 dhe u rikthye në garë për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Kampionatit Evropian të Femrave 2025 të UEFA-s, që po vjen për shikuesit në ekranin e RTSH.
James zhbllokoi ndeshjen me një gol mjaft të bukur në minutën e 22-të, ndërsa kompletoi dopietën personale në minutën e 60-të. Dy goklat e tjerë u shënuan nga Stanway 45’+2 dhe Toone 67. ‘
Pasi humbën ndeshjen e tyre të parë kundër Francës, anglezet kishin nevojë për një fitore për të shmangur një eliminim të parakohshëm. Ndërkohë, vajzat portokalli që erdhën në këtë sfidë pas suksesit ndaj Uellsit, treguan një performancë të tmerrshme që rrezikon shanset e tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




