Musiala “fal” Donnarummën: Nuk është faji i askujt, këto gjëra ndodhin

Pas dëmtimit të tmerrshëm të Musiala në Kupën e Botës për Klube pas një përplasjeje me Donnarumma-n, pati polemika të konsiderueshme rreth ndërhyrjes së portierit të Italisë, të cilin Neuer e sulmoi ashpër menjëherë pas ndeshjes. Në ditët në vijim, Courtois foli në mbrojtje të Gigio-s, por fjalët më të rëndësishme ishin ato të vetë lojtarit, Musiala, i cili shfajëson Donnarumma-n.
“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj, do të thotë shumë për mua. Është mirë të shoh botën e futbollit të bashkuar”, tha ai në një postim në profilin e tij në Instagram.
“Operacioni ishte një sukses i plotë dhe ndihem mirë. Doja vetëm të thoja se nuk është faji i askujt, gjëra të tilla ndodhin në futboll. Do t’i përdor këto muaj për t’u rikthyer në formë dhe për t’u rikthyer më i fortë se më parë. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve përsëri në fushë”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




