Renditja e FIFA-s/ Barazimet me Letoninë dhe Serbinë i kushtojnë Shqipërisë dy vende  

Kombëtarja | 1 vit më parë

Barazimet pa gola përballë Letonisë dhe Serbisë, të vlefshme për  Eliminatoret e Botërorit 2026, i kanë kushtuar Shqipërisë dy vende në renditjen e muajit korrik të FIFA-s.

Sipas llogaritjeve të fundit kuqezinjtë kanë grumbulluar 1373.15 pikë dhe gjenden në vendin e 68-të të renditjes duke humbur dy pozicione. Takimi i radhës do të jetë ai muajit shtator ku të besuarit e Silvinjos do të presin në Shqipëri formacionin e Letonisë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme