Europiani i Femrave në RTSH: Xhemaili dërgon Zvicrën në çerekfinale

Futboll Bota | 1 vit më parë

Një gol i Riola Xhemaili-t e shpëton Zvicrën nga eliminimi nga Kampionati Evropian i Femrave 2025, duke e dërguar Finlandën në në shtëpi pasi kishin kaluar më parë në epërsi me një penallti.

Grupi A i Kampionatit Evropian të Femrave përfundoi këtë mbrëmje me Zvicrën pritëse që vuajti, por në fund festoi kalimin në çerekfinale së bashku me Norvegjinë. Ekipi zviceran e mbajti Finlandën në një barazim 0-0 deri rreth dhjetë minuta para përfundimit të ndeshjes, kur një faull nga Calligaris në zonën e penalltisë i dha Finlandës një penallti që Kuikka e shndërroi me qetësi në gol.

Një gol që nënkuptonte eliminimin për Zvicrën, e cila sulmoi dhe shënoi golin e kualifikimit me anë të Xhemailit në momentet e fundit.

Në ndeshjen tjetër të grupit, një Norvegji me shumë zëvendësuese në fushë u përball me Islandën duke marrë një fitore 4-3. Gaupset dhe Leonhardsen-Maanum ishin yjet e mbrëmjes, duke shënuar nga dy gola.

Norvegjia tani do të përballet me ekipin e vendit të dytë në Grupin B, ndërsa Zvicra do të përballet me ekipin e vendit të parë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme