Gjykata Speciale: Vendimi për mocionin e Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit në 16 korrik

Kosovë | 1 vit më parë

Trupi gjykues në çështjen ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ka caktuar datën 16 korrik 2025 për të bërë publik vendimin e tyre lidhur me mocionin e përbashkët të ekipeve mbrojtëse. Ky mocion synon rrëzimin e pjesëve të caktuara të aktakuzës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e kishte dorëzuar këtë mocion më 12 qershor, ndërsa kundërpërgjigja nga Zyra e Prokurorit të Specializuar u dorëzua në Gjykatë më 7 korrik.

Seanca për këtë vendim, që konsiderohet një nga më të rëndësishmet pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe dëshmitarëve nga Prokuroria, do të fillojë nga ora 9 e mëngjesit javën që vjen. Gjatë ditës pritet që procesi të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve ekspertë të Zyrës së Mbrojtësit të Viktimave.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme