Luksemburgu, “kockë e fortë” për kuqezinjtë

Finalja një “mollë e ndalueme” për Shqipërinë e moshës deri në 16 vjeç në Kampionatin Europian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Shkodër dhe që po vjen drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar. Pas Armenisë, edhe Luksemburgu na ka mundur me 39 pikë diferencë në shifrat 108-69.
Të saktë në gjuajtje për dy pikë e për tre pikë, shfrytëzim maksimal në gjuajtjet e lira, por dhe një mbrojtje agresive e presing i lartë e kaq mjafton që Luksemburgu të shfaqet që në periodën e parë në shifrat 38-17.
Pavarësisht fitores së periodës së dytë nga Shqipëria, 18-22, Luksemburgu në pushim ka kryesuar 56-39. Një avantazh që ka ardhur duke u thelluar dhe në fund një fitore e thellë e Luksemburgut, që në katër ndeshje ka katër suksese, kurse në disa raste është skuadër që shënon 110 e 120 pikë ndaj kundërshtarëve.
Këtë bëri dhe me Shqipërinë, që mbetet në Divizionin C, e që të dielën do të luajë për vendet 3-4. Kampionati Europian i basketbollit për djem, Divizioni C, përfundon më 13 korrik. Mema, Gorodezki e Bokaj ishin ato që u munduan të mbanin Shqipërinë në lojë, por ishte fare pak.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




