Tare humb garën me Mourinho-n për mbrojtësin e majtë, Fenerbahçe “tallet” me Milan-in

Transferimi i munguar i Archie Brown në Itali ku e priste Milani është një histori e denjë për ato goditje që kanë dështuar në momentet e fundit. Mbrojtësi i majtë i KAA Gent edhe pse në një moment të parë vendosi të bëhej kuqezi tashmë është një lojtar i Fenerbahçes.
Në këtë tratativë të dështuar duke se kishin gisht disa milionë euro më shumë të ofruar nga klubi turk si dhe trajneri i ekipit Jose Mourinho. Këto dy faktorë kanë ndikuar shumë te 23-vjeçari, i cili refuzoi ofertën e bërë nga Igli Tare për të qenë pasardhësi i Theo Hernandez në “San Siro”.
Si të mos mungonte dëmi në imazh që i shkaktoi klubit kuqezi duke i marrë një lojtar, mbërritjen e cilit në Milano e kishin bërë fakt të kryer, Fenerbahçe ironizoi “djallin” edhe në videon ku prezantonte blerjen e re. “Archie Brown zgjodhi kebabi-n përpara pizza-s”…
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




