Fëmijët e diasporës, nxënësit e shkollës verore “Jam shqiptar” nga Zvicra vizitojnë Vlorën

Sociale | 1 vit më parë

Në ditën e nëntë të vizitës së tyre në Shqipëri, 20 nxënësit e shkollës verore “Jam shqiptar“ të Zvicrës udhëtuan nga qyteti muze i Beratit drejt Vlorës.

Një pjesë e tyre prekin për herë të parë nga afër monumentet dhe muzetë që kanë të dokumentuar prej momenteve kryesore historike kombëtare, siç është shpallja e pavarësisë. Emocionet janë të fuqishme:

“Prindërit kanë dashur që të shkojë në shkollë dhe të mësoj shkronjat dhe të di të lexojë“- shprehet një prej nxënësve”.

Ndërsa një tjetër shprehet që me prindërit vij çdo vit në Shqipëri, dhe qyteti që më pëlqen më shumë është Gjirokastra “

15 vjeçarja, Alina Sulejmani, e pyetur se çfarë të pëlqeu më shumë nga ky udhëtim që ke bërë në Shqipëri, ajo përgjigjet se gjithçka është e bukur dhe mbresëlënëse.

Ky është i treti vit që Agjencia Kombëtare e Diasporës në bashkëpunim me Qendrën e Botimeve për Diasporën organizojnë shkolla verore për fëmijët shqiptarë të lindur jashtë Shqipërisë. Verën e dy viteve më parë ishin fëmijë shqiptarë që jetojnë në Greqi, vjet ishin nga Italia e sivjet radhën e kishte Zvicra:

Mësuesi, Vaxhid Sejdiu u shpreh për RTSH se “ Jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe tepër të emocionuar me këtë rrugëtim të mrekullueshëm që kemi bërë së bashku. Nxënësit shohin gjera të reja, njihen me historinë shqiptare , me kulturën dhe me identitetin shqiptar.  Padyshim kjo është një mrekulli e veçantë dhe për ne.”        

Shkollat shqiptare në shtete të ndryshme si Itali, Greqi, Angli, Gjermani, Zvicër, Francë e Amerikë janë një qëllim i arritur për diasporën, ndërsa vizita të tilla i shërbejnë forcimit të lidhjes së saj me rrënjët. 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme