Lufta anti-korrupsion në Kosovë, 4 deputetë mes 48 zyrtarëve që kallëzohen për mosdeklarim të pasurive

Kosovë | 1 vit më parë

Katër deputetë janë mes 48 zyrtarëve të cilët Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në Kosovë ka (APK) i ka kallëzuar në prokurori për mosdeklarim të pasurive. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve “kosovapress”, kreu i kësaj agjencie, Yll Buleshkaj bëri me dije se këto kallëzime kanë lidhje me formularët e deklarimit të pasurisë që këta zyrtarë kishin dorëzuar në vitin 2024.

“Muajin e kaluar e kemi përfunduar verifikimin e një të tretës të zyrtarëve publik e që ndërlidhen me deklarimet e pasurisë që janë dorëzuar në vitin 2024.  Janë dërguar 48 kallëzime penale dhe janë edhe rreth 70 në finalizim.  Prej 48-ve nëse nuk gaboj janë të paktën katër deputetë. Vijnë nga subjekte të ndryshme të cilët kanë qenë të përfaqësuar në kuvendin e Kosovës dhe që janë aktualisht të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.

Ndër të tjera, kreu i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit bëri me dije se kallëzimet penale që i kanë dërguar prokurorisë, kanë lidhje me prona të paluajtshme, të ardhura dhe biznese që zyrtarët të nivelit vendor dhe qendror nuk i kishin deklaruar

“Ka të nivelit lokal e qendror, ndërmarrjet publike dhe institucione të tjera të pavarura. Nuk mund të themi se ka vetëm një nivel i institucioneve, ka të gjithë nga pak. Kjo listë nuk është finale sepse ende jemi në finalizim edhe gati të dyfishtë të propozimit për kallëzime penale dhe informatat për prokurori që jemi duke i shqyrtuar si zyre e drejtorit e që tashmë janë të përgatitura nga njësitë profesionale. Kemi evidentuar edhe apartamente të padeklaruara, të hyra dhe biznese, që nuk janë raportuar”, deklaroi Buleshkaj.

 Për evidentimin e rasteve me probleme në deklarimin e pasurisë, që këtë vit ka shënuar një rritje të ndjeshme në krahasim me një vit më parë, Buleshkaj tha se rol të madh kanë luajtur sinjalizuesit, që  punonjës që njoftojnë autoritetet për shkelje të ligjit apo veprime të jashtëligjshme në insituciononin apo ndërmarrjen ku punojnë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme