Di Maria, çfarë rikthimi në Rosario Central: gol dhe lot 18 vjet më vonë

Futboll Bota | 1 vit më parë

Ángel Di María u rikthye në Rosario Central, 18 vjet pas herës së fundit që luajti në futbollin argjentinas, dhe debutimi i tij nuk mund të kishte qenë më i mirë: një gol me penallti në minutën e 78-të në ndeshjen në shtëpi kundër Godoy Cruz, e cila përfundoi 1-1.

Kishte gëzim, emocion dhe gjithashtu dhimbje. Pas golit, 37-vjeçari u detyrua të largohej nga fusha, i goditur rëndë në këmbën e djathtë nga uruguaiani Vicente Poggi, i cili shënoi golin e barazimit për miqtë në minutën e 95-të. Tifozët e Rosario Central i bënë idhullit të tyre një pritje legjendare.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme