Jannik Sinner në histori, italiani i parë që fiton Wimbledonin, mund Alcaraz në katër sete

Jannik Sinner e përforcon më tej vendin e tij në historinë e tenisit duke u bërë italiani i parë që fiton titullin e Wimbledon. Numri një në botë e bëri këtë me stil, duke mposhtur Carlos Alcaraz në katër sete, 4-6, 6-4, 6-4, 6-4, në tre orë e katër minuta lojë.
Pasi kryesonte 4-2 në setin e parë, Sinner lejoi Alcaraz të fitonte setin e parë. Që nga ai moment, italiani nuk e humbi kurrë mundësinë e tij, duke fituar ndeshjen dhe duke dëbuar fantazmat e Parisit.
Ndryshe nga ajo që ndodhi në Roland Garros, Sinner ruajti përqëndrimin për të fituar titullin e katërt Grand Slam të karrierës së tij, titullin e tij të parë “evropian” pas dy triumfeve në Australi dhe titullit të vitit të kaluar në New York.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




