Armenia, kundërshtar i frikshëm

Basketboll | 1 vit më parë

Armenia rezulton përsëri kundërshtar i vështirë për kuqezinjtë e vegjël në basketboll, teksa ka zënë vendin e tretë dhe ka merituar medaljet e bronzta në Kampionatin Europian. Gjithçka është luajtur në Shkodër dhe ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, kurse Shqipëria, në finalen për vendet 3-4, është mundur me 42 pikë diferencë në shifrat 118-76.

Në fakt kuqezinjtë e kanë nisur mirë, ndërsa kanë kryesuar 15-17. Një trepikësh i Agabekian e kalon Armeninë për herë të parë në avantazh 18-17. 18-19, 20-19, 20-21 dhe përfundimisht perioda e parë 23-21 për Armeninë. E dyta i vë vulën suksesit të Armenisë, që ka thelluar në 55-29.

Dy periodat e dyta janë për Armeninë, që në fund ka fiksuar shifrat 118-76. Në këtë mënyrë, Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç e ka mbyllur në vendin e katërt me dy fitore dhe tre humbje e përsëri në Divizionin C.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme