Zelensky: Ukraina po frenon sulmet ruse

Botë | 1 vit më parë

Presidenti Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ofensiva e vazhdueshme të kësaj vere të Moskës nuk ka përmbushur pretendimet e Kremlinit pasi trupat ukrainase sipas tij vazhdojnë të shkatërrojnë sulmet ruse në rajone të ndryshme.  

“Ne shohim qëllimet dhe përpjekjet e armikut për të përparuar, dhe është e rëndësishme që secila prej këtyre përpjekjeve të pengohet falë qëndrueshmërisë së njësive tona dhe mbrojtjes aktive”, tha Zelensky në Telegram.

Ai shpjegoi më tej se “ushtria ruse ka rënë shumë nga pritshmëritë e komandës së saj përgjatë kësaj vere”.

Nga ana e tij, Kievi ka pretenduar suksese në frenimin e përparimit rus në Oblastin verilindor.

Diku tjetër përgjatë vijës së parë, Rusia vazhdon të bëjë përparime në kapjen e më shumë territorit të Ukrainës.

Me gjithë pretendimet ruse se ajo ka hapur një front të ri në kapjen e fshatit ë parë në Oblasti Dnipropetrovsk, Kyievi ka mohuar se rusët kanë fituar.

“Njësitë tona do të vazhdojnë të shkatërrojnë okupuesit dhe të bëjnë gjithçka që është e mundur për të sjellë luftën në territorin rus. Ne po përgatisim sulmet të reja me rreze të gjatë”, tha Zelensky, teksa Ukraina parashikon dërgesa shtesë të armëve me rreze të gjatë nga Gjermania deri në fund të muajit.

Ndërkaq, si perspektivë e një marrëveshje paqeje, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai parashikon të bëjë një njoftim të madh ditën e hënë për Rusinë më 14 korrik.

Njoftimi mund të përfshijë dërgimin e armëve shtesë dhe fonde të reja për Ukrainën, kjo është mbështetja e parë që kur Trump mori detyrën në janar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme